Zonja e parë e Ukrainës flet për vuajtjet e civilëve: Lufta është vrasje masive

schedule21:20 - 8 Mars, 2022

schedule 21:20 - 8 Mars, 2022

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një profilin e saj në Facebook një shkrim-reflektim mbi luftën Rusi-Ukrainë që ka shpërthyer që prej 24 shkurtit.

Nëpërmjet postimit të saj, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy, flet për vuajtjet e civilëve ukrainas, duke e cilësuar pushtimin rus vrasje masive.

Lexo edhe: Vendimi i SHBA për energjinë ruse, Gjana: I domosdoshëm, por do të agravojë situatën ekonomike në botë

“Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’ është, në fakt, vrasje masive e civilëve ukrainas. Ndoshta më e tmerrshmja është vrasja e fëmijëve. Tetë vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Ose Polina nga Kievi , e cila vdiq nga bombardimet. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse asnjë ambulancë nuk mundi t’i afrohej në kohë për shkak të zjarreve intensive. I porsalinduri i parë i luftës, pa tavanin e betonit të bodrumit, fryma e parë e tij ishte ajri i acartë i nëntokës”, ka shkruar ajo.

Zonja e parë e Ukrainës iu referua gjithashtu sfidave të marrjes së kujdesit mjekësor, si dhe valën në rritje të refugjatëve. Ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve.

“Ndërsa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë shmangur me molotov,” shkroi ajo.

Zelenska gjithashtu falënderoi njerëzit nga e gjithë bota për mbështetjen e vendit të saj. Ajo i bëri jehonë kërkesave të burrit të saj për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.
“Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren”, tha ajo.

“Unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë diku atje. Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja me pretekstin e shpëtimit të civilëve. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjërin prej nesh”, tha zonja e parë e Ukrainës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!