Instituti i Gjeoshkencave njofton se gjatë ditës së nesërme pritet të ketë reshje me instensitet të lartë të cilat do të jenë të përqëndruara kryesisht në Veri dhe Jug të vendit.
Sipas IGJEUM në qarqet Shkodër, Lezhe, Tirane, Fier dhe Vlore reshjet mund të sjellin përmbytje të lokalizuara.
Në këto pesë qarqe mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave.
Ndërsa në zonat urbane mund të shfaqen probleme me përmbytje te lokalizuara, në varësi te gjendjes se kanalizimeve./abcnews.al