Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me statusin që ish-kryeministri Sali Berisha ndau në rrjetin e tij social, ku dënonte “ndërhyrjen vulgare” siç e quajti ai, të kryeministrit Rama përmes thirrjes drejtuar shqiptarëve, për votimin e Milo Gjukanoviç në Malin e Zi.
Sipas Spiropalit, thirrjet e tilla për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë bëhen vetëm për inat të kryeministrit shqiptar.
“Janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë, vetëm për inat të Kryeministrit shqiptar. O të mjerë, nuk jua ka fajin Milo! Me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot”, shkruan Spiropali.
/abcnews.al