Është vënë nën kontrolli zjarri tek ish-tregu pranë plazhit të Durrësit. Gazetari i ABC News, Leonidha Muza, raporton se flakët janë neutralizuar, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas asaj që raporton gazetari, zjarri dyshohet të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike, megjithatë hetimet nga instancat shtetërore vazhdojnë për të përcaktuar qartë shkakun./abcnews.al