Një banesë është shkrumbuar nga zjarri ditën e sotme në fshatin Menik të Njësisë Administrative Qukës në pronësi të Refat Omerit.
Në banesë jetonin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht kanë dalë me shpejtësi duke shpëtuar pa lëndime.
Bashkia Prrenjas ka shprehur gatishmërinë se do të jetë pranë kësaj familjeje duke e akomoduar fillimisht deri në momentin që të ndërtojë banesën, raporton gazetari i “ABC”-se, Aldo Kozarja. / db/Abcnews.al