Zjarri shkrumbon fasadën e jashtme të një spitali në Stamboll

schedule15:07 - 6 Prill, 2018

schedule 15:07 - 6 Prill, 2018

Policia e Turqisë po heton për të zbuluar shkaqet e një zjarri, që futi në panik stafin dhe pacientët e një spitali në Stamboll. Mediat vendase raportojnë se dyshimet e autoriteteve janë për një qark të shkurtër ose për zjarrvënie të qëllimshme.

Ditën e enjte në spitalin “Taksim” u regjistrua një zjarr shumë i fuqishëm, siç shikohet edhe nga pamjet. Por fatmirësisht flakët ishin vetëm në pjesën e fasadës dhe nuk arritën të depërtonin brenda në godinë.

Autoritetet njoftuan se nga kjo ngjarje nuk ka asnjë të lënduar. Në total 70 pacientë janë evakuuar. Mësohet se të gjithë pacientët janë transferuar për në spitale të tjera të Stambollit. Për shuarjen e flakëve u angazhuan 120 zjarrfikës./abcnews.al