Zjarri “pushton” pyjet e Krujës, deputetja apel për ndërhyrje të menjëhershme

schedule20:32 - 6 Korrik, 2022

schedule 20:32 - 6 Korrik, 2022

Nga Ahmet Zani

Zjarri në kurorën e pishave në zonën e quajtur Krastë në Krujë ndodhet prej tre ditësh nën pushtetin e flakëve të zjarrit.

Fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ish-repartin ushtarak në thellësi të kurorës së pishave të Krujës.

Me pas një tjetër vatër tjetër në zonën e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, duke u përhapur flakët në sipërfaqe të konsiderueshme, në pjesën e Krastës dhe në malin e fshatit Borizanë.

Në terren janë zjarrfikësit e Krujës, dhe disa punonjës bashkie të cilët qëndronin larg vatrave të zjarrit.

Merita Bakiu deputete e Krujës e cila është shprehur se asnjë nga institucionet nuk po merret seriozisht me situatën që duket ka dalë jashtë kontrollit, flaket po avancojnë akoma dhe më shumë të favorizuar dhe nga erërat e forta, neglizhenca e institucioneve është e patolerueshme kundrejt faktit të dëmit qe po shkaktohet nga djegia e pishave në Kruje, ajo apelon për ndërhyrje të menjëhershme në shuarjen e flakëve të zjarrit që kanë pushtua pishat e Krujës prej tre ditëve.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!