Djegia e mbeturinave pranë shtëpisë së të moshuarve në Fier shkaktoi panik dhe alarm, pasi godina u përfshi nga tymi i madh. Të gjithë të moshuarit e kaluan natën në spitalin e Fierit. Gazetarja Valbona Davidhi tha për ABC se të moshuarit nuk kanë shfaqur komplikacione.
Dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, pasi dikush mund t’i ketë vënë zjarrin mbeturinave që ndodheshin në pjesën e pasme të shtëpisë së të moshuarve.
Tymi më pas është përhapur në zonë duke shkaktuar dhe alarm tek autoritetet, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë.
Të moshuarit pritet që të zhvendosen pasditen e sotme në këtë banesë. Ende nuk janë identifikuar autorët, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al/