Një djalë 12-vjeçar në Australi dhe qeni i tij kanë shpëtuar nga një zjarr që po përfshinte shtëpinë e të miturit, pasi ka marë çelësat e kamionit të së vëllait të tij dhe janë larguar menjëherë.
Lucas Sturrock ishte në shtëpi vetëm të dielën pasi babai dhe vëllai i tij kishin dalë jashtë për të luftuar një zjarr në Mogumber, 128 km në veri-perëndim të Perthit, Australisë Perëndimore, kur flakët iu afruan shtëpisë së tij.
Duke kuptuar se zjarri po afrohej shumë shpejt për të shpëtuar Sturrock rrëmbeu qenin e familjes dhe u nis në kamionin e vëllait të tij më të madh, tha policia.
Punonjësit e urgjencës gjetën Sturrock dhe qenin në kamion në anën e një rruge, të pa lënduar.
“Ishte e shkëlqyeshme që ai kishte aftësi lëvizëse për të dalë atje”, tha rreshteri i policisë Michael Daley për Australian Broadcasting Corp (ABC).
“Fantastike që e gjetëm dhe e morëm jashtë rrezikut.”
Ivan Sturrock, babai i Lucas, tha se djali i tij kishte mësuar të lëvizte mjete kur ishte shtatë vjeç.
“Ne e mësuam atë të ti jepte pasi ai ishte rreth shtatë në rast se gjëra të tilla ndodhin dhe unë isha mjaft krenar për të, ai bëri pikërisht atë që ne i thamë të bënte,” i tha Ivan Sturrock ABC.
Lucas Sturrock është një nga mijëra Australianë që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin./abcnews.al