SHKODËR- Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e një 80-vjeçari.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën i moshuari Gjek Prronaj, i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al