Zjarri përfshin fshatrat në Greqi, 40 zjarrfikës në betejë me flakët

schedule17:10 - 4 Nëntor, 2023

schedule 17:10 - 4 Nëntor, 2023

Moti i keq ka përfshirë ditët e fundit Europën si edhe vende të Ballkanit. Ndërkohë një tjetër situatë e vështirë paraqitet në Karystos në Greqi. Një sipërfaqe e madhe tokë është përfshirë nga flakët dhe erërat e forta ndihmojnë në përhapjen me shpejtësi të zjarrit.

Ndërkohë për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 40 zjarrfikës me 14 automjete. Po ashtu ndërhyrja u bë edhe nga ajri, ndërsa në fshatrat Amygdalia dhe Prinia janë evakuuar banorë. “Zjarri është shumë i madh. Po flasim për fatkeqësi. Shtëpitë, stallat dhe kafshët janë të kërcënuara. Zjarri është i pakontrollueshëm”, kanë bërë me dije autoritetet.

Zëvendësguvernatori i rajonit të Evias Giorgos Kelaiditis tha se intensiteti i erërave në zonë është i fortë, fakt që vështirëson punën e zjarrfikësve. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!