Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin në Zubin Potok, ku është djegur Qendra për Regjistrim të Automjeteve, raporton Express.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 01:00.
“Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës”, ka njoftuar Policia.
“Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), për gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.”
Ndërsa, në një reagim në Facebook, kryeministri Albin Kurti e drejtoi gishtin nga Serbia duke thënë se nga hetimet rezulton se djegia ishte e qëllimshme dhe se po nxitet nga shteti fqinj. /abcnews.al/

