Zjarri në tragetin Greqi-Itali, dy të bllokuar, mediet greke: Ende herët për deklarata

schedule10:08 - 18 Shkurt, 2022

schedule 10:08 - 18 Shkurt, 2022

Dy persona kanë mbetur të  bllokuar në anijen e linjës Greqi-Itali, e cila u përfshi nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm në ujërat e Korfuzit, ndërkohë 10 persona rezultojnë të zhdukur.

Informacionet e para vijnë pas numërimit paraprak të personave që kanë dalë në breg, 279 në total nga 290 që ndodheshin në bord bashkë me ekuipazhin.

Një përfaqësues i tragetit thotë për mediet greke se është ende herët për të dhënë informacione përfundimtare në lidhje me situatën e të zhdukurve dhe të mbijetuarve.

“Është herët për të bërë një deklaratë. Ne përpiqemi të kryqëzojmë informacionin dhe të krahasojmë sa janë deklaruar në listën e pasagjerëve me ata që u shpëtuan. Është shpëtuar edhe skafi italian, presim numërimin dhe identifikimin në portin e Korfuzit”.

Më herët pasagjerët kanë pasur komunikime me disa televizione të ndryshme ku kanë shprehur frikën se jo të gjithë mund të kenë shpëtuar pasi kishte disa drejtues mjetesh që gjatë rrugës kanë qëndruar në kamionët e tyre në garazhe.

Si nisi zjarri

Flakët kanë shpërthyer pak pas nisjes së anijes nga porti i Igumenicës në orët e para të së premtes në Ereikousa. Alarmi ka rënë në orën 04:30 të mëngjesit dhe menjëherë ka nisur procesi i evakuimit. Pasagjerët janë larguar nga anija me varka shpëtimi. Për fat të mirë moti ishte i mirë dhe operacioni i shpëtimit ka shkuar pa probleme./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!