Zjarri në spitalin e Fierit, flet mjeku: Fillimisht bëri masë, më pas laboratori u përfshi nga flakët

schedule11:08 - 6 Korrik, 2022

schedule 11:08 - 6 Korrik, 2022

Mjeku imazherist, Aristotel Kusta ka folur për mediet pas zjarrit të rënë në ambientet e spitalit të Fierit.

Nga zjarri nuk pati persona të lënduar. Mjeku Kusta u shpreh se  fillimisht ka bërë masë lavatriçja e larjes së filmave dhe më pas është përfshirë nga flakët i gjithë laboratori. Pajisjet që ndodheshin në laborator kanë dalë jashtë funksionit.

“Ajo që ka marrë flakë është lavatriçja e larjes së filmave. Ka bërë masë dhe aty ka filluar flaka. Më pas ka marrë zjarr gjithë laboratori. Nuk e di për kosto, s’mund të flas, mori flakë rreth orës 10:00. Nuk kishte njerëz, është laboratori që nuk ka lidhje me pacientët. Bëri masë dhe doli flakë, aty kishte dhe dollapë, rafte të larjes së filmave. Janë dëmtuar materialet. Nga masa elektrike mendoj. Të gjitha pajisjet kanë dalë jashtë funksionimit”, tha mjeku.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit