Një zjarr ka rënë në shtëpinë e të moshuarve në Fier. Sipas policisë, të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.
Pesë prej tyre nuk kanë probleme por janë dërguar në spital për kontroll për shkak se janë astmatikë. Mësohet se zjarri erdhi nga një kabinë elektrike që ndodhet pranë azilit.
Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm. Kabina nuk ka marrë flakë por poshtë saj janë djegur mbetje të ndryshme dhe tymi ka hyrë nga dritarja brenda shtëpisë së të moshuarve.
Tymi ka qenë i dendur dhe fillimisht nuk kuptohej se nga vinte. Një kamera sigurie e godinës pritet të ekzaminohet për të parë personat që kanë kaluar në këtë rrugë./abcnews.al