Lezha po i kthehet normalitetit.
Flakët u shuan ndërsa pushuesit iu kthyen plazhit të Shëngjinit.
Efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë të mbajnë nën monitorim territorin.
Vlerësimi i dëmeve te shkaktuar nga zjarri do të bëhet në një moment të dytë, por sipas kryebashkiakut të Lezhës fatmirësisht ato ishin vetëm materiale.
Dy vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Lezhë ishin në Ranën e Vogël dhe lagjen pranë portit.
Për shuarjen e tyre u angazhuan rreth 300 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy avionë nga Italia.