Zjarri në Selenicë merr përmasa të mëdha, fillon ndërhyrja nga ajri, Peleshi thirrje banorëve të evakuohen

schedule18:31 - 8 Gusht, 2022

schedule 18:31 - 8 Gusht, 2022

Zjarri në Dushkarak të Selenicës ka marrë përmasa të mëdha dhe ëhstë dashur ndërhyrja nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ka bërë thirrje banorëve pranë vatrave të zjarrit të evakuohen, sipas kërkesës së autoriteteve.

Reagimi i Peleshit:

Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.  

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!