Zjarri në Sazan, Peleshi: E bëtë sikur u bë nami, zjarrfikëset i kanë bashkitë e duhet të reagojnë të parat

schedule11:54 - 27 Qershor, 2022

schedule 11:54 - 27 Qershor, 2022

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zjarrin që dogji për katër ditë Zazanin e cilësoi si një “zjarr pothuajse serioz.” Gjatë debatit që ai pati paraditen e së hënës në Komision me deputetin demokrat Ferdinant Xhaferaj, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan “është bërë sikur të ishte bërë nami.”

Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në Sazan. Zoti Xhaferraj e bën sikur është bërë nami. Por kemi një verë të nxehtë përpara. Unë nuk kam një eksperiencë të jashtëzakonshme. Kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të shërbej në institucione që lidhen me emergjencat civile.

“Çështja e përballjes së zjarreve nuk zgjidhet me kapacitete ajrore, vetëm. Nuk dua t’i ik përgjegjësisë. Duhet ta luftojmë mentalitetin se zjarri shuhet me helikopter. Është e pamundur t’i bëjmë ballë zjarreve në të gjithë vendin. Nëse e shikoni hartën e zjarreve, edhe 10 avionë të kishim është e pamundur.”

Sipas tij, bashkitë janë ato që kanë nën varësi zjarrfikëset dhe ato duhet të bëjnë reagimin e parë për të parandaluar përhapjen e flakëve.

“Problemi fillon që nga reagimi i pushtetit vendor. Që nga komuniteti dhe kryeplaku i fshatit. Ne jemi hallka e fundit. Ne kemi përgjegjësinë për të koordinuar emergjencat. Ne nuk kemi zjarrfikëset. Zjarrfikëset i kanë bashkitë. Që në momentin kur ka një vatër të vogël, duhet të reagojnë zjarrfikëset.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!