Zjarri në QSUT/ Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal

schedule09:25 - 2 Mars, 2024

schedule 09:25 - 2 Mars, 2024

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zjarrin që ra pak javë më parë në urgjencën e QSUT. Hetimet janë regjistruar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Prokuroria njofton se nuk ka persona në hetim ndërsa ka urdhëruar administrimin e provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.”, njofton prokuroria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!