Prej orëve të para të mëngjesit zjarri ka përfshirë pikëgrumbullimin e skrapit, në ish-metalurgjikun në Elbasan. Aktualisht situata paraqitet e vështirë pasi zjarri nuk është arritur të shuhet.
Gazetarja Edisona Skenderi tha për ABCNews sipas drejtuesve të fabrikës Kurum ka një sasi të konsiderueshme të vajit të makinave dhe në këtë mënyrë është e vështirë të vendosen në kontroll flakët.