Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertiza paraprake: Shkak dyshohet se ishte kondicioneri në katin e nëntë

schedule16:39 - 15 Shtator, 2023

schedule 16:39 - 15 Shtator, 2023

Detaje të reja janë publikuar nga hetimet në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në pallatin 9-katësh në Tiranë një ditë më parë në zonën e ish-Nesharakut.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC Neës nga ekspertiza paraprake e zjarrit në pallatin në Tiranë dyshohet se shkak është bërë kondicioneri në katin 9-të të pallatit, në banesën në pronësi të një mjeku.

Në këtë pallat me 69 banorë nga vlerësimet paraprake të grupit të ekspertizës, tre banesa janë shkrumbuar totalisht dhe një tjetër ka marrë dëmtime në masën 30%, ndërsa 12 apartamente jane djegur pjeserisht, nga flaket qe kane hyre brenda nga fasada.

Kujtojmë se fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, në një apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas u perhaps ne katet e tjera me shpejtësi për shkak të polesterolit.

Ndërkaq në lidhje me këtë është shoqëruar në polici për t’u pyetur mjeku dhe administrator i pallatit dhe më pas u lanë të lirë.

Në deklarimet e tyre ata janë shprehur se nuk janë në dijeni të ndonjë defekti që mund të ketë shkaktuar zjarrin. Jashtë kamerës, banorët e pallatit shprehen se kanë pasur problem me energjinë elektrike dhe shpesh binte automati./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!