Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në pallatin në Tiranë/ Kush janë 4 të arrestuarit, në kërkim ndërtuesi i kompleksit Armand Lilo

schedule12:34 - 15 Prill, 2026

schedule 12:34 - 15 Prill, 2026

TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga pas zjarrit që përfshiu pallatin një ditë më parë në Tiranë. ABC News mëson se në pranga janë vënë menaxherja e “Big Market” nga ku nisën flakët, si edhe administratori i pallatit 12 katësh, nënkontraktoi i fasadës dhe inxhinieri i punimeve.

Sakaq është shpallur në kërkim është ndërtuesi i kompleksit Armand Lilo.

Të arrestuarit: 



Enver Admi, inxhinier
Altin Furtuna, kontraktori që ka bërë fasadën
Razie Sula, menaxhere e “Big Market”
Agron Cara, Administrator i pallatit

Pallati 12 katësh në kompleksin  “Arils” pranë  Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë u përfshi i gjithi në flakë pasditen e së martës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Paraprakisht  dyshohet se 30 apartamente janë shkrumbuar plotësisht  ndërsa  shumë të tjerë janë dëmtuar pjesërisht.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.  Grupi hetimor është kthyer sërish në zonë dhe po bën verifikimet. Dyshohet se fillimisht zjarri ka nisur në katin e parë, te marketi Big Market, dhe më pas  është përhapur në të gjithë pallatin ndihmuar dhe nga  materiali i fasadës. Për neutralizimin e flakëve, zjarrëfikësve  iu deshën   rreth katër orë  luftë me flakët  dhe ndihma e një helikopteri ‘cugar’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!