Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë/ Policia e referon në prokurori si ngjarje aksidentale, merret në pyetje ndërtuesi

schedule11:07 - 19 Shtator, 2023

schedule 11:07 - 19 Shtator, 2023

Policia e Tiranës e ka referuar në prokurori si ngjarje aksidentale zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh në zonën e ish-Nisharakut.

Burime nga policia thonë se në vijim po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu ndërtuesin e pallatit Tanush Mëhillaj.

Mësohet se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Dyshimet për shkakun vijojnë të jenë për shkak të një shkëndije elektrike në kondicionerin e banesës në katin e 9.

Deri më tani në pyetje janë marrë dy persona, administratori i pallatit si dëshmitar akular dhe pronari i banesës ku nisi zjarri.

Pritet që ekspertiza të përfundojë brenda javës së ardhshme ku do të kemi edhe konkluzionin përfundimtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!