Zjarri në një spital në Gjermani, shkon në 4 numri i viktimave, 10 të plagosur

schedule14:28 - 5 Janar, 2024

schedule 14:28 - 5 Janar, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një spital në jug të Hamburgut. 4 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur pasi godina  u përfshi nga flakët.  Tre persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër në spital. Viktimat ishin pacientë të spitalit.

Referuar autoriteteve gjermane shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Zjarri ka rënë në katin e tretë të klinikës dhe është përhapur me shpejtësi të dhomat e pacientëve.

Rreth 140 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e plotë të zjarrit. Shkaku i zjarrit ende nuk ishte përcaktuar teksa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë në kuadër të hetimeve të tyre.

Sipas vlerësimeve të para, dëmi material i shkaktuar në spital mund të kalojë një milion euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!