Një magazinë është përfshirë nga flakët e zjarrit në Hamburg të Gjermanisë.
Mediat e huaja shkruajnë se në lidhje me këtë ngjarje policia ka banorët për toksina të mundshme që mund të jenë në ajër.
Rreth 140 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe ende nuk është e mundur të vlerësohet rreziku i situatës, tha një zëdhënës i policisë.
Zjarri shpërtheu në Rotenburgzort , disa kilometra në jug-lindje të qendrës së Hamburgut dhe reja e tymit po shkon drejt qytetit./abcnews.al