Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Murcia në Spanja. Sipas autoriteteve deri më tani 13 persona kanë humbur jetën. Kryebashkiaku i qytetit, tha se ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur pas zjarrit.
Zjarri shpërtheu në orët e para të ditës së sotme në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit, njoftuan shërbimet e urgjencës në platformën e mediave sociale X.
Kryetari i bashkisë së Murcias, Jose Bayesta, u tha gazetarëve se nëntë persona ishin konfirmuar të vdekur. Më herët ai kishte thënë se shtatë persona kanë qenë në të njëjtin vend në katin e parë, ku ka rënë zjarri.
Pamjet e postuara në llogarinë e X nga departamenti i zjarrfikësve të Murcias tregojnë zjarrfikësit që punojnë për të vënë nën kontroll flakët brenda klubit të natës. Sipas pamjeve, zjarri shkatërroi një pjesë të çatisë.
“Zjarri ka filluar rreth orës 06:00 ndërsa shërbimet e emergjencës po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit,” tha Bagesta.
? AT LEAST SIX DEAD IN NIGHTCLUB FIRE IN SPAIN’S MURCIA
Full Story → https://t.co/edoieXK0bXpic.twitter.com/P1ktdsc0Tt
— PiQ (@PriapusIQ) October 1, 2023