Zjarri në një banesë në Durrës u merr jetën trinjakëve

schedule15:45 - 20 Shtator, 2017

schedule 15:45 - 20 Shtator, 2017

Tre fëmijë të mitur kanë humbur jetën nga asfiksia pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Romanat.

Familja Konçi në Romanat të Durrësit po përjeton momente të vështira.
Trinjakët e Gazmendit dhe Migenës humbën jetën nga asfiksia pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
Gjithçka ndodhi kur ishin të vetëm në shtëpi.
Njëri prej fqinjëve sapo konstatoi flakët ka njoftuar familjarët dhe zjarrëfikset.
Banorët u mblodhën për tu ardhur në ndihmë fëmijëve që ulërinin. Por ishte e pamundur. Dera e të miturve ishte e kyçur dhe dritaret me hekura.
Zjarri brenda pak minutash ka shkrumbuar dhomën e gjumit të të vegjëlve.
Trinjakët e moshës 3 vjeç fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.
Nëna e tre fëmijëve kishte shkuar për vizitë me dy vajzat tek e ëma, ndërsa i shoqi po punonte në një fshat tjetër.
Nga kontrolli paraprak i Inspektoriatit Shtetëtor Teknik përjashtohet mundësia e shpërthimit të një bombule gazi.
Sipas ISHT-it shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se mund të jetë bërë një lojë e fëmijëve me shkrepse.
Nga ana tjetër forcat zjarrëfikse mendojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar edhe nga një shkëndijë elektrike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!