Si pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë zonën e Bukmirës në Mirditë OSSH është detyruar të stakojë për siguri linjën Rrëshen-Kaçinar.
Si pasojë pa energji elektrike kanë mbetur disa zona në Rrëshen dhe Lezhë. OSSH bën me dije se linja do të mbahet e stakuar deri në normalizimin e situatës.
Njoftim
Si pasojë e një zjarri të rënë në afërsi të NST Kaçinar sot paradite, OSSH është detyruar të stakojë për masë sigurie linjën Rrëshen-Kaçinar.
Pa energji kanë mbetur këto zona në Rrëshen dhe Lezhë
Rrëshen
Pjesërisht: Shtuf, Kaçinar, Arrëz, Shëngjergj, Gjinal, Qafvorrëz, Bukmirë., Simon, Karricaj Shpe Shpërdhazë
Lezhë
Pjesërisht; Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj
Linja do te mbahet e ckycur deri ne normalizimin e situates dhe eleminimin e rrezikut nga zjarri.
Zjarri i rënë rreth orës 13:00 është përhapur në përmasa të mëdha.
Abc mëson se nga flakët po rrezikohen banesat dhe shumë vreshta rrushi./Abcnews.al/