Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Malin e Tërbunit, angazhohen 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë

schedule12:20 - 18 Gusht, 2026

schedule 12:20 - 18 Gusht, 2026

SHKODËR – Zjarri në zonën e Fushë-Lajës, në pyjet e Malit të Tërbunit, në Bashkinë Pukë, vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.

Sipas Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, prej disa ditësh në terren janë angazhuar efektivë të MZSH Pukë, shërbimit pyjor, shërbimeve vendore, banorë dhe vullnetarë të zonës, si dhe efektivë të MZSH Fushë-Arrëz.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, temperaturave të larta, erës dhe përparimit të situatës gjatë dy ditëve të fundit, në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar edhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.



Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit ka nisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, nën koordinimin e Prefekturës së Shkodrës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Strukturat përgjegjëse vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa situata po monitorohet në kohë reale nga drejtuesi teknik i operacionit dhe të gjitha kapacitetet e angazhuara në terren.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!