Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj theksoi për ABC News se strukturat reaguan në mënyrë të menjëhershme për të shuar flakët që përfshinë qendrën tregtare një ditë më parë në Lushnje, gjë që shkaktoi panik dhe frikë tek banorët që banojnë në ndërtesën shumëkatëshe.
“Sigurisht që përgjigja është e menjëhershme por edhe e planifikuar që më parë që nga krijimi i Urgjencës Kombëtare. I ka marrë parasysh këto situata, gjë që na ka vënë në provë tërmeti, ngjarja e Lushnjes, në Tiranë, kështuqë shërbimet e emergjencës duhet të jenë reaguese por jo vetëm urgjenca kombëtare por edhe zjarrfikësit, policia dhe shëndetësia. Doja të falenderoja personelin mjekësor të spitalit të Lushnjes, që në kohën zero u vunë në dispozicion të shërbimit, aktivizimin e spitalit të Fierit dhe atë Memorial. U bë aktivizimi i spitalit universitar Nënë Tereza dhe u dërguan tre ekipe me pajisje të sofistikuara për pacientët kritikë që për faktin e mirë nuk ishte e nevojshme. Ishin 23 meshkuj dhe 18 femra, 8 personel zjarrfikës dhe tre fëmijë, që dy dolën menjëherë. Nga të gjithë personat në spital, asnjë nuk është në spital. I fundit është larguar njëri nga zjarrfikësit që thithi tym gjatë punës dhe me infuzion derisa gjendja e tij u bë në rregull“, theksoi Brataj.
Për “Tirana Live”, Brataj theksoi se personat që u dërguan në spital fatmirësisht nuk pësuan lëndime të rënda por më shumë ishin të panikosur. Ai gjithashtu këshilloi që në raste të tilla nuk duhet të përdoret ashensori por shkallët. Brataj theksoi ndër të tjera që pallatet të kenë dalje emergjence.
“Pasojat nuk ishin të rënda dhe shumica e njerëzve ishin në panik. Këto janë shenja që duhet të trajtohen. Kryesisht ishte përthitja e tymrave por nuk shkaktohen probleme respiratore, qëndruan në observim dhe nuk kishin dëmtime. Kishte edhe persona të moshuar me sëmundje shoqëruese. Dëgjova në disa rrjete të tjera që qytetarët, që me të drejtë u është dëmtuar prona, do të qëndroj tek këshillat se na ikën dritat dhe na lënë pa ashensor, në një zjarr nuk përdoret ashensori sepse mbeten të bllokuar. Edhe nëse ka drita nuk duhen përdorur ashensorët.”, u shpreh më tej Brataj./abcnews.al