Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zjarrin e rënë në lokalin e ndodhur në tarracën e Gjykatës së Lartë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se zjarri në lokalin e Gjykatës së Lartë ka rënë në momentin që është është ndezur ekspresi i kafesë, flakët janë përhapur me shpejtësi.
Zjarri është neutralizuar dhe është fikur.
LEXO EDHE:VIDEO/ Përfshihet nga flakët lokali në godinën e Gjykatës së Lartë
Tani po punohet për filtrimin e ajrit. Flakët nuk janë përhapur në ambiente të tjera. Në vendin e ngjarjes mbërritën 2 zjarrfikëse dhe mundësuan shuarjen e flakëve./abcnews.al