Zjarri i rënë ditën e djeshme në pyjet me pisha në Krastë ka rrezikuar linjën kryesore të tensionit të lartë.
Abc mëson se nga flakët është rrezikuar linja 400 kw qe lidh Tirana 2- Podgorice dhe Tirana 2-Kosovë.
Brigada e OST e Laçit kanë ndërhyrë me mjete rrethanore duke arritur shuarjen e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zjarrfikësit e Krujës e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit./Abcnews.al/