Që prej orëve të para të ditës së sotme detarët e Pashalimanit janë angazhuar për fikjen e zjarrit në zonën e Karaburunit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se trupat e batalionit të III të këmbësorisë prej disa ditësh i janë bashkuar përpjekjeve të strukturave lokale për shuarjen e flakëve në pyllin e Kreshpanit në Cakran të Fierit.
Po ashtu 40 efektivë të ushtrisë u janë bashkuar forcave zjarrfikës për tu ardhur në ndihmë për të shuar flakët.
/abcnews.al/