Situata e zjarreve në Gjorm vijon të mbetet problematike.
Kryeministri Edi Rama, bën me dije se në zonën e lumit të Vlorës vijon shuarja e zjarrit nga ajri.
Gjithashtu bën me dije se prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile.
Ndërsa nga inspektimet paraprake bëhet me dije se në Gjorm janë dëmtuar 3 banesa, 600 rrënjë ullinj, rreth 50 bagëti të imta dhe 3 stalla me ushqim për bagëtitë.
Për shkak të situatës kritike në këtë zonë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili ka ndjekur nga afër aksion e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për shuarjen e flakëve, i bëri thirrje banorëve që të mos kundërshtojnë në asnjë rast kërkesën për evakuim.
Peleshi theksoi se zjarret rrezikojnë banesat, pasi flakët janë përhapur shumë afër tyre.
Ndërkohë në vendin tonë është shënuar viktima e parë për shkak të zjarreve. 64-vjeçari Andera Haxhiaj humbi jetën tragjikisht në përpjekje për të shuar flakët e rëna pranë shtëpisë së tij , në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.
/abcnews.al/