Zjarri në Dhërmi/ Policia jep detaje: Dyshohet për shkëndijë elektrike

schedule19:24 - 4 Korrik, 2024

schedule 19:24 - 4 Korrik, 2024

Policia e Himarës në një njoftim zyrtar bën me dije se shkak i zjarrit në Dhërmi, dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, si pasojë e linjës së tensionit të lartë në zonë.

Sakaq uniformat blu bëjnë me dije se shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.

“Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al