Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar në lidhje me zjarrin në Dhërmi.
Në një postim bë rrjetin social Facebook, agjencia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë.
Ndërkohë shkruan se forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.
“Njoftim për qytetarët
Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.”, thuhet në njoftim.