FIER- Dy avionë “Canadair CL-415”kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit në Darëzezë.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se avionët po mbushen me ujë në bazën e Pasha Limanit, pasi e kanë pasur të pamundur të kryerjen këtë proces në Darëzezë për shkak të erës së fortë
“Janë dy avionë kanë mbërritur dhe kanë nisur punës. Është hedhur sasia e parë e ujit nga këta avionë. Janë nisur drejt Pasha Limanit në Vlorë për t’u mbushur me ujë dhe për të arritur në pyllin e Darzezë”, raportoi gazetarja.
Puna e zjarrfikëseve ka qenë e vështirë pasi e kanë pasur të pamundur të hyjnë në masivin pyjor, për shkak të mungesës së rrugëve.