“Zjarri në autobus nisi në pjesën e përparme”, dëshmitari: Pamje e frikshme, është shkrirë llamarina

schedule09:34 - 23 Nëntor, 2021

schedule 09:34 - 23 Nëntor, 2021

Ngjarja e rëndë aksidentale e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një autobus të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, në një deklaratë për mediat ka theksuar se një ndër shkaqet e aksidentit të tmerrshëm mund të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara të shoferit.

Ai thekson ndër të tjera  se pamjet ishin të frikshme, pasi nga zjarri ishin shkrumbuar edhe llamarinat.

Nuk tregon, pamja është e frikshme, ata u hodhën nga dritarja e pasme e djathtë e autobusit”,ka thënë ai.

LEXO EDHE: Tragjedia në Bullgari, dëshmia: Njerëzit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve

Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes dhe është e pamundur që shoferi të ketë qenë në gjumë.

Sipas Pirgov, shoferi mund të ketë gabuar në lëvizje pasi ka kaluar në korsinë e djathtë në zonën e e një shatërvani buzë rrugës.

“Autobusi dyshohet se ka goditur një gomë të përparme djathtas në një pengesë në rrugë, pasi në atë vend nuk ka as vendndalim” , ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka dëshmuar se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit, dhe në raportin paraprak tëpolicisë në gomat rezervë të tij kishte tuba vaji.e.su./abcnews.al