Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Aliko të Finiqit, banori: Situata ishte shumë e rëndë, favorizohej nga era

schedule19:31 - 22 Gusht, 2021

schedule 19:31 - 22 Gusht, 2021

Zjarri në fshatin Aliko të Finiqit është mundur të vihet nën kontroll. Flakët u përhapën në përmasa të mëdha pasditen e sotme, duke rrezikuar me dhjetëra shtëpi, ndërsa banorët u evakuuan.

Zjarri u favorizua nga era, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse. Një banor i fshatit thotë për ABC se situata ishte kritike më herët, ndërkohë që tani s’ka rrezik për banesat.

“Situata jonë që shumë e rënduar sot me zjarret. Falë zjarrfikëse u shuan zjarret rreth shtëpive dhe tani po luftohet të shuhen zjarret edhe në ullishte.

Nga një largësi 100 metra erdhi pak e nga pak. Ne me ta parë menjëherë me ujë u munduam ti shuajmë. Lajmëruam zjarrfikëset erdhën menjëherë dhe na ndihmuan,” thotë ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!