Dy persona vdiqën dhe shumë u plagosën në zjarrin masiv të Eaton pranë qytetit të Pasadena, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit në një konferencë për shtyp të mërkurën. Zjarri ka mbuluar 2227 hektarë.
Ndërkohë, Trump akuzon guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, se bllokoi transferimin e më shumë uji nga veriu në jug në zonat e goditura nga thatësira që tani po digjen.
Sipas tij, Newsom nuk lejoi transferimin e ujit pasi nuk u interesua për njerëzit e Kalifornisë.
“Tani po paguhet çmimi përfundimtar. Unë do të kërkoj që ky guvernator i paaftë të lejojë që në Kaliforni të rrjedhë ujë i pastër dhe i freskët! Një fatkeqësi e vërtetë!”, shkroi ndër të tjera Trump në platformën “Truth Social”.
Postimi i Donald Trump në Truth Social
/abcnews.al