Vatrat e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin vijojnë të jenë aktive. Situata është tejet kritike, pasi forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë, nuk po munden të vënë nën kontroll flakët.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
“Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është zgjeruar. Në fakt, mbetet për t’u hetuar ende. Fakti që zjarri mori përmasa të mëdha, dyshohet se mund të ketë qenë e qëllimshme. Menjëherë është parë një vatër e dytë zjarri. Fatkeqësisht u hap shumë shpejt, duket e vështirë për ta vënë nën kontroll. E vetmja mënyrë për të neutralizuar flakët është ndërhyrja nga ajri. Kjo do të ishte një zgjidhje që do t’i jepte një frymëmarrje situatës”, raportoi gazetari i ABC News, Gjergj Figuri./abcnews.al