Të paktën katër persona kanë vdekur në Spanjë pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë 14-katëshe në Valencia.
Katërmbëdhjetë persona, përfshirë një fëmijë shtatëvjeçar, janë trajtuar për lëndime të shkallëve të ndryshme dhe 12 prej tyre janë dërguar në spitale, sipas shërbimeve të urgjencës.
Deri më tani 19 persona raportohen të zhdukur.
Zjarri filloi rreth orës 17:30 në katin e katërt dhe u përhap me shpejtësi, thanë dëshmitarët dhe shërbimet e urgjencës, me imazhe që tregojnë flakë dhe re të mëdha tymi të zi që përfshinë ndërtesën.
Në një mesazh në X, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se ishte i tronditur nga zjarri i tmerrshëm dhe ishte në kontakt me kryetarin e bashkisë dhe për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.
Në tetor të vitit të kaluar, një zjarr përfshiu në një klub nate në Murcia, duke shkaktuar 13 viktima, në atë që ishte zjarri më vdekjeprurës i Spanjës në një klub nate në tre dekada.
Gjashtë persona janë akuzuar si pjesë e një hetimi për vrasje nga pakujdesia dhe mund të përballen me deri në nëntë vjet pas hekurave.
/abcnews.al