Zjarrfikësi shqiptar mes “heronjve” të shpallur nga Shkupi

schedule09:15 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 09:15 - 27 Dhjetor, 2017

Për nder të punës profesionale dhe humanizmit të tyre Qyteti i Shkupit ndau mirënjohje për 3 sektorë të veçantë. Xhevat Ibraimi nga radhët e zjarrfikësve mori çmimin si zjarrfikësi më i mirë i vitit 2017. Zoran Pavllovski u shpërblye me çmimin e Policit më të mire të trafikut  dhe Zoran Stojmenovski u përzgjodh si aktivisti më i mirë i dhurimit të gjakut ndër vite.

Vullneti dhe dëshira për punë e mbisundojnë ndjesinë e rrezikut, andaj shpëtimi jetës është shumë me rëndësi pavarësisht rasteve ku rrezikohet edhe jeta jonë, tha Xhevat Ibraimi.

 XHEVAT IBRAIMI – ZJARRFIKËS NË QYTETIN E SHKUPIT

Në Vodno, ku ishte rrezik i madh për ato persona, por edhe për neve si zjarrfikës na duheshte të zbresim poshtë, dheu rrëshqiste, mirëpo ia dolëm i shpëtuam ato”

Zoran Pavllovski, tha se puna e policit të trafikut është mirëmbajta e rregullit rrugor, ndërkaq përsa i përket dënimeve tha që ka dënuar rreth 700 vozitës gjatë këtij viti, ndërsa  dënimi më i lartë ka qenë 500 euro i bazuar në ligj./ina-online.net

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!