“Zjarrfikëset nuk kishin ujë”, ABC News hyn në pallatin e djegur nga zjarri, 12 apartamente të shkrumbuar totalisht

schedule19:01 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 19:01 - 29 Dhjetor, 2019

Kamera e ABC News hyri në pallatin 5-katësh në Pogradec, që një ditë më parë u shkrumbua nga flakwt e zjarrit. Në pallat ende nuk është shuar tymi. Cdo gjë brenda është shkrumbuar totalisht. Banorët thonë se fatkeqësia mund të ishte më e vogël, nëse shërbimi zjarrfikës do të ishte më i organizuar.

Zjarri që përfshiu të shtuënën pallatin në Pogradec nuk ka lënë asnjë send të pashkrumbuar. Edhe pasi kanë kaluar 24 orë nga momenti i përfshirjes në flakë, tymi është ende prezent.

Kamera e ABC News u fut në pallatin 5-katësh ku u shkrumbuan totalisht 12 apartamente.

Zjarri nuk ka kyrsyer asgjë, veçse këto dy lule të vendosura në dritaren e njërit prej apartamenteve, si shenjë që aty ka pasur jetë.

Muret dhe mobiliet e banesave janë e shkrumbuara.

Frika dhe tymi nuk ka zmbrapsur banorët të rikthehen në atë që ishte streha e dyte deri të shtunën. Ata janë të tronditur nga çfarë shohin.

Banorët nuk do të mund të marrin asgjë prej asaj që ka qenë e tyrja në këtë pallat.

Për të përballuar këtë emergjencë, zjarrfikësit nuk kanë qenë të përgatitur, as me elelemin bazë që është uji.

Banorët dhe të afërmit e tyre thonë se fatkeqësia e tyre mund të ishte më e vogël nëse forcat zjarrfikese do të ishin të organizuara dhe mjetet të kontrolluara më parë.

Siç duket çdo gjë ka qenë kaotike në momentin që janë lajmëruar për një emergjencë.

“Zjarrfikëset nuk kishin ujë. Të gjitha zjarrfikëset që erdhën nga rrethet nuk kishin ujë”, tha një prej banorëve.

Hapi i radhës nga autoritet është kryerja e vlerësimit të këtij objekti.  Dëme janë të dukshme dhe të mëdha, siç thotë edhe Avni Myrte, specialist i emergjencave ne bashkine e Pogradecit.

“Është duke u punuar për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar në këtë pallat. Vendimi i qeverisë parashikon që vetëm 50 %  e dëmit dëmshpërblehet ndërsa 50 % nga vetë i dëmtuari”, tha Myrte.

Zyrtari i Bashkisë tregoi edhe si do të veprohet me dëmshpërblimin e familjeve të këtij pallati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!