Zjarret, shefi politik i delegacionit të BE: Program 5 milion euro për të mbështetur agjencinë e mbrojtjes civile

schedule12:02 - 17 Gusht, 2021

schedule 12:02 - 17 Gusht, 2021

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarret këtë të martë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi së bashku me përfaqësues të delegacionit të BE kanë bërë një bilanc në lidhje me situatën.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me ministrin, shefi politik i delegacionit të BE Alexis Hupin është shprehur se është bërë një punë heroike për shuarjen e zjarreve në vendin tonë.

Kjo punë ka 10 ditë menduam të takohemi dhe të shohim si është situata. E kemi parë këtë punë të madhe që është bërë nga Çekia dhe Holanda në bashkërendim me mekanizmin e Be për mbrojtjen civile. Në vijim të citoj ministrin e mbrojtjes i cili tha se puna mund të përshkruhet me fjalën heroike. Jam dakord, është një punë shumë e madhe ajo që është bërë. Tashmë kemi mundur ta kthejmë rrjedhën dhe situata të vihet nën kontroll.

Ne si BE por dhe shtetet anëtarë të Be qëndrojmë këtu pranë jush duke u qëndruar krah për krah, Jemi krah jush siç kemi bërë në të shkuarën. Ne ju kemi qëndruar në krah që me përmbytjet e 2015, me zjarret, me tërmetin, me Covid. Angazhimi ynë ka të bëjë me shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e mjedisit. Ky është ai lloj partneriteti në kohë të vështira për të dhënë ndihma. Ne e kemi bërë këtë në të shkuarën por do ta bëjmë dhe në të ardhmen. Është një program prej 5 milion eurosh për të mbështetur agjencinë kombëtare të mbrojtjes civile në mënyrë që të ketë të gjitha kapacitetet e duhura për ta bërë punën siç duhet””, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!