Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se gjatë orëve të vona të natës është rrezikuar baza ushtarake e Pashalimanit për shkak të një zjarri të rindezur në mesnatë.
Sipas Peleshit zjarri afër zonës është vënë nën kontroll rreth orës 20:00 mbrëmjen e djeshme, por ka rifilluar sërish në orët e para të mëngjesit.
Peleshi ka shprehur mes të tjerash edhe ngushëllimet për viktimën që humbi jetën si pasojë e zjarrit në Gjirokastër.
Më tej Peleshi është shprehur se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga shumë shtet ndërsa Holanda është treguar bujare ku pritet të vijë një ekip për të parë situatën nga afër dhe më pas për të vendosur sa ndihmë duhet nga ky shtet.
“Ngushëllim për familjes jemi përpjekur që të mos ketë viktima. Ka rrethuar fshatin ka qenë një largësi 100 metra por ja kemi ndalë. Dy helikopter kanë punuar edhe natën dhe jemi gdhirë në një situatë të qetë. Ka vetëm vatra të vogla. Që po i eliminojmë. Vijmë këtu në Vlorë. Ka qenë e mundimshme nata në Pashaliman. Rreth mesnatës ka shpërthyer një zjarr i madh sipër Pash Alimanit. Rreth orës 4 është shmangur më e keqja. Bëhet fjalë për një bazë ushtarake.” tha Peleshi.
“Vatra më serioze është Karaburuni. Dje kemi shmangur zjarrin nga drejtimi i banesave. Është djegur një sipërfaqe e malit dhe rreziku më i madh duhet që të mos preket Llogaraja. Aktualisht kemi 3 helikopterë. Kemi kërkuar ndihmë. Italisë, Turqisë, Cekisë…Holanda është përgjigjur në mënyrë shumë bujare. Sot presim që të dërgojnë një grup dhe të flasin si do na mbështesin.” tha Peleshi më tej. /abcnews.al/