Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret përfshijnë Ballkanin/ 24 vatra në Kosovë, gjendje emergjence edhe në Maqedoninë e Veriut

schedule21:51 - 11 Gusht, 2025

schedule 21:51 - 11 Gusht, 2025

Zjarret nuk kane kursyer as Ballkanin. Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur të hënën se në vend janë të regjistruara 38 vatra zjarri dhe prej tyre 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera janë lokalizuar.

Sipas raportimeve në media lokale, situatë e rënduar është në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasi aty janë djegur edhe shtëpi banimi. Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura mbi 30 gradë Celsius këtë javë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka rekomanduar institucioneve publike dhe private që t’i zbatojnë masat për mbrojtjen e punëtorëve nga i nxehti i madh.

Në Maqedoninë e Veriut vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza në mbarë vendin janë  3 zjarre prej të cilave 2 janë aktive ndërsa 1 është vënë nën kontroll.
Aktive janë zjarret në Komunën e Makedonski Brodit dhe komunën e Strumicës, ndërsa nën kontroll është vënë zjarri në Komunën e Resnjës. Ndërkaq në mbarë vendin vazhdon gjendja e emergjencës në mënyrë që të lehtësohet menaxhimi i zjarreve.

Zjarre masive kanë përfshirë edhe Greqinë. Zjarri që shpërtheu pak pas orës 12:00 këtë fillim jave në një zonë pyjore bujqësore në Petralona, Messinia, në periferi të Athinës, mbetet ende aktiv.
Drejt vendngjarjes kane shkuar 92 zjarrfikës, vullnetarë dhe automjete të qeverisjes vendore, si dhe gjashtë avionë dhe katër helikopterë po operojnë nga ajri.

Siç raportohet nga Departamenti i Zjarrfikësve, zona është e vështirë për t’u aksesuar, gjë që po e vështirëson punën për forcat tokësore.

Vatra zjarri aktive ka edhe ne një zonë pyjore bujqësore në zonën e Megali Volvit të Selanikut. Në vend nuk raportohet ende për viktima.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!