Zjarret në zonat e mbrojtura në Kukës, Gjana: 15-20 vjet për t’u rikuperuar dëmet

schedule10:38 - 18 Gusht, 2021

schedule 10:38 - 18 Gusht, 2021

Mbi 6 hektarë pyje që i përkasin zonave të mbrojtura, janë përfshirë nga zjarri gjatë këtyre javëve të fundit në qarkun e Kukësit. Ndërkohë afro 0.5 hektarë janë shkrumbuar totalisht.

Shifrat janë bërë publike nga Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Lefter Gjana.

“Në zonat e mbrojtura kemi pasur 8 vatra. Këto vatra kanë përshkruar një sipërfaqe 6 hektarë dhe 0.5 hektarë janë shkrumbuar totalisht,” thotë ai.

Gjana shprehet se edhe pse është një dëm i vogël ekonomik sa i takon pyjeve, natyrës do i duhen të paktën 15 vite për të marrë veten nga këto zjarre.

“Dëmi ekonomik ka qenë i vogël sepse ka qenë përshkrim jo djegie plotësisht. Në pjesën ku ka pasur djegie të plota duhe 15-20 vjet që të rikuperohen,” thotë Gjana.

Ndër të tjera Gjana tregon se për të parandaluar zjarret në kohë, kërkohen vrojtues dhe sinjalizues të zjarreve.

Ndërkohë, problematike vijon të mbetet situata në Majën e Rrunës në Kukës. Në këtë zonë zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe ah, ndërsa nuk ka ende një përllogaritje të saktë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!