Zjarret në Vlorë, si pritet të jenë temperaturat në këtë qytet. Parashikimi i motit për javën në gjithë vendin

schedule18:37 - 24 Korrik, 2023

schedule 18:37 - 24 Korrik, 2023

Nisur nga flakët e zjarrit që kanë pushtuar qytetin e Vlorës, meteorologu Hakil Osmani tregoi se si do të jenë temperaturat ditën e nesërme.

Edhe sot gjatë mbrëmjes mbeten temperatura të larta, përsa i përket qarkut të Vlorës. Dita e nesërme do të jetë shumë e nxehtë ku parashikohen që maksimumet të ngjiten në vlerën 38 gradë celcius. Duke filluar nga mesdita e ditës së nesërme, do të jetë një erë mesatare dhe e fortë, nga brigjet detare, por dhe pranë zonave të banuara”, tha ai për “Special Report”.

Më tej, në rang territorial, Osmani njoftoi se temperaturat do të jenë të larta, ndërsa ditën e mërkurë pritet të ketë një ndryshim të tyre me disa gradë.

“Nëse flasim në rang territori, do të rriten vlerat e temperaturave, në 42 gradë celcius në qarqet Elbasan dhe Berat. Një pjesë e qyteteve të zonave të ulëta do të jenë me vlerë rreth 40/ 41 gradë, përfshirë kryeqytetin, Shkodrën, Gjirokastrën. Kemi një ndryshim të mërkurën me vlerë 3 gradë celcius.

Përsa i përket ditëve në vijim, i bie të kemi luhatje të vogla me 1 apo 1.5 gradë celcius. Deri në fund të këtij muaji, temperaturat do të jenë rreth vlerave deri në 36 gradë celcius”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!