Zjarret në Vlorë, Dredha: Jemi në terren, uroj mos të jenë të qëllimshme

schedule10:02 - 24 Korrik, 2023

schedule 10:02 - 24 Korrik, 2023

Vatrat altive të zjarrit në Vlorë janë kthyer në një shqetësim për banorët dhe autoritetet.

Kryetari i bashkisë Ermal Dredha në një deklaratë për mediat është shprehur se përkeqësimi I gjendjes së zjarreve ka ardhur mesditën e së dielës, ku zjarret u përhapën edhe në fushën e mbetjeve, duke bërë që të shtohen forcat në ndihmë për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu këtë të hënë është bërë edhe ndërhyrje nga zjarri.

“Nuk është situata e ditës së djeshme. Me gjithë ekipin e bashkisë dhe me drejtorinë e zjarrëfikësve menduam se situatën e zjarreve e kishim nën kontroll por mesditën e djeshme zjarri u përhap dhe në disa zona të tjera duke e bërë më të vështirë kontrollin ndaj tij. Në mesnatë ka mbërritur edhe një ekipik nga Ministria e Mbrojtjes dhe me ndërhyrje nga zjarri. Situate duket më mirë por duhet akoma punë për tu bërë që të bëhet shuarja e tyre e plotë”, ka thënë Dredha.

LEXO EDHE: Zjarr i madh në Vlorë, helikopteri ndërhyn për të shuar flakët

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që të pakten zjarri të jetë nga natyra për shkak të temperaturave të larta, dhe të mos jetë i qëllimshëm.

“Skenarët mund të jenë të gjithanshëm, uroj të jetë nga natyra dhe jo i qëllimshëm, nuk mund të them se mund të ketë një dorë nga pas, për këtë do të flasin autoritetet”, ka thënë kryebashkiaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!